Rritet kreditimi në ekonomi/ Në shkurt 19.2 mld lekë për biznese e individë, 5 % më shumë

schedule16:45 - 2 Prill, 2023

schedule 16:45 - 2 Prill, 2023

Bankat kanë dhënë me shumë kredi për ekonominë shqiptare.Rritja e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë duket se nuk ka dhënë efekte  të forta në  ngadalësimin e kreditimit.Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në shkurt sistemi bankar ka shpërdarë një hua në një vlerë prej 19.2 miliardë lekësh duke pësuar një rritje me rreth 5 % nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë në krahasim me muajin janar të këtij viti janë dhënë  rreth 3 miliardë lekë më tepër.

Në dy muajt e paërë të këtij viti bankat kanë dhënë 35.8 miliardë lekë financime për ekonominë.Individët kanë marrë më tepër hua dhe në krahasim me të njëjtën periduhë kredia e dhënë për qytetarët ka pësuar nëj rritje me rreth 11% .

Financimi i qytetarëve ka qenë kryesisht për blerje banesash.

Sipas shifrave të sipas shifrave të huave të reja për individë, 3.8 miliardë rezultojnë për blerje banese përgjatë muajit shkurt 2023 ose  më shumë se gjysma e vlerës së huave që janë marrë nga individët përgjatë shkurtit, kanë qënë me qëllim për blerje banese.

Ndërkohë bizneset kanë peshën më të madhe në huatë e miratuara nga bankat dhe për shkurtin janë aprovuar 12.4 miliardë lekë kredi .Edhe bizneset kanë marrë mbështetje nga sistemi banker rritja mbetet më e ngadaltë se në segmentin e individëve.

Rritja e kreditimit në këtë periudhë të rritjes së normave të interesit është një sinjal pozitiv për ecurinë ekonomike por njëkohësisht edhe  për sistemin bankar.

Banka e Shqipërisë rriti normën bazë të interest duke e çuar atë në nivelin 3% si një masë për të stabilizuar inflacionin por njëkohësiht ndikon në shtrenjtimin e kredive.

Pritshmëritë janë që vitin e ardhshëm inflacioni të rikthehet në objektiv  në 2024 çka do të ndikoj edhe në uljen e normave të interest nga Banka Qendrore.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!