Rritet kreditimi i ekonomisë/ Më shumë hua nga bankat, por frenojnë depozitat

schedule15:01 - 30 Tetor, 2023

schedule 15:01 - 30 Tetor, 2023

Kredia per ekonominë ka vijuar me ritme pozitive edhe gjatë shtatorit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se bizneset por edhe individët janë mbështetur me hua nga sistemi bankar gjatë shtatorit.

Banka e Shqipërisë raporton se shtimi i kërkesës për kredi u raportua veçanërisht për financimin e investimeve. Biznesi i madh mbetet udhëheqësi kryesor në këtë drejtim.

Përmirësimi i besimit të biznesit, si edhe perspektiva e pritur në disa sektorë të veçantë të ekonomisë, kanë shtyrë kryesisht bizneset e mëdha të zgjerojnë më tej kapacitetet e tyre prodhuese. Nga shifrst rezulton se kredia ka prekur nivelin 724.9 miliarde leke në shtator duke pësuar një rritje me 0.4 miliardë më tepër në krahasim me muajin gusht.

Gjatë tremujorit të tretë bankat janë shprehur optimiste për situatën makroekonomike në vend e perspektivën për të, duke e listuar atë si faktor mbështetës për kushtet e ofertës së kredisë në këtë segment. Por një ndryshim ka pasur në nivelin e depozitave.Gjatë muajit shtator është verejtur një tkurrje e depozitave e cila shpjegohet me efektet sezonale.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, depozitat në fund të muajit shtator kishin vlerën e 1.28 miliardë lekëve, në rënie me 4.5 miliardë lekë krahasuar me muajin gusht. Por depozitat në euro arritën një rritje me 79 miliardë euro krahasuar me muajin shtator. Depozitat në Euro ndodhen aktualisht në vlerën më të lartë historik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!