Në ndryshim nga personazhe të tjerë, për Dua Lipën pandemia ka qenë një “kohë e artë” pasi të ardhurat e saj kanë pësuar rritje marramendëse. Sipas Daily Mail, pasuria e këngëtares shqiptare është rritur me 5.5 milionë funte nga 28 milionë që ishin vitin e kaluar.
Kjo rritje marramendëse besohet se ka ardhur nga shitja e biletave për turneun e saj botëror, Future Nostalgia. Turneu ka filluar pak javë më parë pasi u anulua disa herë për shkak të pandemisë. Albumi me të njëjtin emër ka qenë një hit botëror gjatë pandemisë.
Për shkak se biletat dolën në shitje në vitin 2019, ylli ka parë një rritje masive në kompaninë e saj të turneut të titulluar “Dua Lip Live LLP”. Bashkë me kompaninë tjetër, Dua Lipa Limited, e cila më parë vlerësohej me 19.1 milionë funte, tani shkon në 51.6 milionë funte.
/abcnews.al