Vijon të rritet numri i viktimave ngakoronavirusi në Kinë, vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar në Hubei 242 viktima të tjera, duke e çuar në mbi 1355 numrin e personave që kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi.
Ndërkohë mbi 60 mijë e 81 persona të tjerë janë konfirmuar të infektuar nga koronavirusi në shkallë globale. Autoritetet në Hubei konfirmuan 14 mijë e 840 raste të reja të virusit. Qeveria sqaroi se tani po shtohen “rastet e diagnostikuara klinikisht” në numrin e rasteve, me qëllim që të jetë më i lehtë trajtimi për pacientët nëse ata e marrin ndihmën e duhur mjeksore që herët.
Sipas raportimeve, nga rreth 33 mijë e 693 pacientë të shtruar në Hubei, një mijë e 437 të cilët janë në gjendje kritike. Autoriteti shëndetësor deklaron se 3 mijë e 441 pacientë të tjerë janë shëruar, duke u larguar nga ambientet e spitalit./abcnews.al