Rritet frikshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi, 46 raste të reja brenda ditës

schedule17:53 - 19 Mars, 2020

schedule 17:53 - 19 Mars, 2020

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me koronavirus në Greqi. Siç raportojnë mediat vendase, vetëm brenda 24 orëve janë shtuar 46 raste të reja duke bërë që numri total në vend të shkojë në 464.

Lajmin sërish e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetit Sotiris Tsiodras. Ai u shpreh se mosha mesatare e pacientëve është 68 vjeç, ndërsa mosha mesatare e atyre që janë në kujdes intesiv është 69 vjeç. Shumica e rasteve mbesin në Athinë.

Nga këto, 74 janë raste janë konsideruar si “jetime” dhe 78 pacientë janë shtruar në spital. Sa i përket pacierntëve të shtruar në spital,  16 prej tyre thuhet të jenë në reanimacion.

Si pasojë e Covid-19, në shtetin fqinj kanë ndërruar jetë deri më tani gjashtë persona. Shkalla e vdekshmërisë vazhdon të mbetet më e lartë për meshkujt ndërsa vdekshmëria në popullatën e përgjithshme është nën 1%. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!