Rritet frika në Shtëpinë e Bardhë, 11 agjentë të Shërbimit Sekret rezultojnë pozitiv me COVID-19

schedule15:10 - 9 Maj, 2020

schedule 15:10 - 9 Maj, 2020

Njëmbëdhjetë agjentë të Shërbimit Sekret të SHBA-së kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sipas dokumenteve të Departamentit të Sigurisë së Brendshme (DHS) ka rezultuar  se 23 anëtarë të kësaj agjencie federale të zbatimit të ligjit janë shëruar nga sëmundja.

“Ndërkaq, 60 punonjës janë vetëkarantinuar”, thuhet në raportimin e së premtes .

Mbetet e paqartë nëse ndonjëri nga agjentët e infektuar ka pasur kontakt me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ose nënpresidentin Mike Pence.

Agjencia, e cila vepron nën DHS-në, është gjithashtu përgjegjëse për mbrojtjen e liderëve kombëtarë dhe vizitat e krerëve të shteteve.

Më herët të premten, Trump tha se Katie Miller, zëdhënësja e Pence, si dhe gruaja e ndihmësit të lartë Stephen Miller, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se një bashkëpunëtor personal i paidentifikuar i cili punon afër presidentit Trump gjithashtu kishte rezultuar pozitiv.

Më shumë se 77 000 të infektuar kanë humbur jetën nga COVID-19 në SHBA, i cili mbetet vendi më i goditur nga pandemia, sipas Universitetit Johns Hopkins./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!