Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rritet ekonomia shqiptare”, FMN publikon raportin për 2024: Ndikuan turizmi, konsumi dhe ndërtimi

schedule12:47 - 27 Janar, 2025

schedule 12:47 - 27 Janar, 2025

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar me rritje ecurinë e ekonomisë shqiptare. Në raportin e sapo publikuar konstatohet se parashikimet janë më optimiste si për vitin që lamë pas po ashtu edhe për 2025.

Për vitin 2025 ekonomia shqiptare është vlerësuar se do të ketë një rritje më pozitive duke i çuar projeksionet në 3.5% nga 3.4% që ishte në vjeshtë. Ndikim kryesor duket se do të vijojë që të japë sidomos sektori i turizmit i cili do të nxisë konsumin e po ashtu edhe sektori i ndërtimit.

Gjatë këtij viti, Shqipëria pret një fluks më të lartë të turistëve të huaj krahasuar kjo me vitin 2024. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria është në rrugën e duhur për të qenë një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë në vitin 2024, e mbështetur nga turizmi dhe politikat e kujdesshme makroekonomike.

FMN ka vlerësuar përparimin në strategjinë afatmesme të të ardhurave të autoriteteve, ndërsa kanë theksuar se do të nevojiten reforma të qëndrueshme të administrimit të të ardhurave dhe politikave tatimore për të adresuar nevojat në rritje të shpenzimeve.

Në raport vlerësohet edhe raporti i borxhit publik, që pritet të jetë rreth 56% në fund të vitit 2024, e më pas të ulet në rreth 50% deri në vitin 2029 dhe vlerësohet të jetë i qëndrueshëm në periudhën afatmesme.

Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson se sfida vijojnë të mbetën tensionet gjeopolitike, plakja e shpejtë e popullsisë dhe emigracioni. në raport u theksua rëndësia e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik duke avancuar reformat për të përshpejtuar afrimin me BE-në dhe për të promovuar rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
FMN kërkon kujdes edhe për kreditimin e pasurive të paluajtshme pasi kanë rritur ekspozimin e bankave./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!