Rritet çmimi i naftës, sulmi izraelit jep efekt të menjëhershëm në tregjet e naftës

schedule11:03 - 19 Prill, 2024

schedule 11:03 - 19 Prill, 2024

Tregjet e naftës janë tronditur pas sulmit të Israelit ndaj Iranit, me rritjen e çmimeve me më shumë se 3%, duke shkaktuar frikën e një lufte në zgjerim në Lindjen e Mesme.

Nafta e papërpunuar Brent,  arriti në 88 dollarë për fuçi, ndërsa ari për pak kohë iu afrua një niveli rekord në gati 2,400 dollarë për ons. Investitorët janë të shqetësuar se një përkeqësim i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të dëmtojë furnizimet me naftë.

Analistët i frikësohen faktit se një rritje e shpejtë e çmimeve të naftës rrezikon të nxis rikthimin e një tjetër vale inflacioniste. Çmimet e karburantit dhe energjisë kanë qenë një shtytës kryesor, pas kostos më të lartë të jetesës në mbarë botën në dy vitet e fundit.

Tensioni i rritur në Lindjen e Mesme ka  shfaqur shqetësime se mund të ndërpritet  tregtia që zhvillohet  përmes ngushticës së Hormuzit midis Omanit dhe Iranit pasi pasi rreth 20% e furnizimit të përgjithshëm të naftës në botë kalon përmes saj.

Anëtarët e kartelit të prodhuesve të naftës Opec – Arabia Saudite, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Iraku,  pjesën më të madhe të naftës e eksportojnë përmes ngushticës.

Po ashtu edhe ari preku një nivel rekord në gati 2,400 dollarë për ons pas kundërpërgjigjes së Izraelit ndaj Iranit.

Çmimi i arit shpesh rritet në momente pasigurie pasi shihet si një investim i sigurt.Po ashtu zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë dhënë efekte edhe në tregjet e aksioneve të cilat pësuan rënie gjatë së premtes si në Europë e në Azi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!