Rritet çmimi i bukës në Kosovë

schedule20:35 - 11 Tetor, 2021

schedule 20:35 - 11 Tetor, 2021

Rriten çmimet e produkteve esenciale në Kosovë, shtrenjtohet edhe buka. Qytetarët shprehen të shqetësuar nga këto ngritje.

Rrugët e kryeqytetit çdo ditë të javës janë të mbingarkuara. Përveç trafikut, shoferët i shqetëson edhe çmimi i naftës, i cili është rritur rreth 40 centë javëve të fundit.

Por nuk është vetëm nafta që ka pësuar rritje, edhe në produktet esenciale si vaji, sheqeri e mielli është parë një rritje në çmim.

Krahas këtyre, është rritur edhe çmimi i bukës. Në disa furra në kryeqytet e në komuna tjera buka shitej 40 centë, nga 35 centë sa ishte më parë.

Kjo i ka shqetësuar shumë qytetarët, të cilët po thonë që xhepi i tyre nuk i përballon këto çmime. Edhe Shqipe Hasani thotë se çmimet e produkteve nuk  duhet të bazohen në atë evropianë.

Ndërsa kryetari i OJQ Konsumatori Selatin Kaçaniku, thotë se ka abuzim dhe paarsyeshmeri në ngritjen e këtyre çmimeve.

Kaçaniku deklaroi se çmimet e artikujve në Kosovë janë më të larta se ato në Evropë, ai tutje thekson se Kosova nuk ka treg që i përballon këto çmime.

Ndërkohë kryeministri Kurti ka premtuar që paga mesatare në Kosovë do të jetë 250 euro. /Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!