Rritet çmimi i biletave, presidenti shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas protestave

schedule13:06 - 19 Tetor, 2019

schedule 13:06 - 19 Tetor, 2019

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Santiago pas protestave të dhunshme që përfshinë kryeqytetin si pasojë e rritjes së çmimit të biletës së metrosë. Kreu i shtetit gjatë deklaratës së tij shtoi se kishte lënë në krye të mbrojtjes së vendit, gjeneralin Iturriaga.

Rritja e çmimit të biletës së metrosë shkaktoi reagimin e manifestuesve të cilët u përplasën me forcat e policisë. Incidentet detyruan policinë të mbyllin të gjitha stacionet e metrosë së kryeqytetit gjatë fundjavës. Në shumë rrugë të qytetit manifestuesit vendosën barrikada ndërsa policia përdori gaz lotsjellës./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!