Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 7,326 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza që nga 7 tetori.
Në mesin e viktimave janë edhe 3,083 fëmijë, shkruan Sky News.
Më shumë se 1,400 njerëz janë vrarë në Izrael që kur Hamasi nisi sulmet e tij gati tre javë më parë.
Ndërkaq, krahu ushtarak i Hamasit ka marrë përgjegjësinë për dy raketat e lëshuara të premten, që synonin zonën e Tel Avivit.
Të paktën tre persona u plagosën nga një raketë e goditur në një ndërtesë në Tel Aviv./abcnews.al