Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkuar në 28,170. Numri i të vdekurve në Turqi u rrit në 24,617 persona të shtunën mbrëma, sipas autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive të vendit. Ndërsa numri i të vdekurve në Siri është 3,553.
Policia turke ka arrestuar 12 persona për ndërtesat e shembura në provincat juglindore të Gaziantep dhe Sanliurfa. Të arrestuarit përfshinin kontraktorë. Të paktën 6,000 ndërtesa u shembën pasi një tërmet me magnitudë 7.8 goditi rajonin, duke vrarë mbi 25,000 njerëz, duke shkaktuar zemërim për cilësinë e dobët të banesave.
Pritet të ketë më shumë ndalime pasi prokurori publik në Dijarbakir, një nga 10 provincat juglindore të prekura nga tërmeti, lëshoi urdhër arresti për 29 persona të shtunën. Një nga të arrestuarit të shtunën ishte një kontraktor për një ndërtesë në Gaziantep, raportuan mediat, duke shtuar se ai u gjet nga policia në Stamboll. /abcnews.al