Rritet bilanci: 81 viktima nga koronavirusi në Kinë

schedule08:49 - 27 Janar, 2020

schedule 08:49 - 27 Janar, 2020

Ka shkuar në 81 numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës në Kinë. Mësohet se 76 prej tyre në provincën e Hubei, kurse numri i të infektuarve është rritur në 2744, nga të cilët mbi 1400 vetëm në provincën Wuhan.

Ministri kinez i shëndetësisë Ma Xiaowei dhe zyrtarë nga Qendra për Parandalimin e Sëmundjeve Infektive nuk ia fshehin botēs që 2019-nCov, koronavirusi i ri me epiqendër në Wuhan dhe që ka “ardhur” për të infektuar  gjithë botën, është shumë më ngjitës sesa u mendua në fillim.

“Ne nuk kemi identifikuar akoma burimin e infeksionit dhe nuk jemi të qartë për rrezikun e mutacioneve dhe si përhapet sëmundja,”- tha Ministri Ma.

Fenomeni më shqetësues është se virusi ka një periudhë inkubacioni që mund të zgjasin deri në 14 ditë, dhe “mund të transmetohet midis njerëzve që nuk kanë shfaqur ende ndonjë simptomë”, shtoi ai.

Ndërkohë,  flitet se numri i të prekurve nga koronavirusi është 90 mijë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!