Një vatër e rë konflikti duket se po lind në Azi, pasi tensionet midis Koresë së Veriut dhe të Jugut janë rritur në fillim të vitit. Kjo pas sulmeve të Koresë së Veriut në Detin e Verdhë., sipas mediave të huaja.
Më konkretisht, Koreja e Jugut ka urdhëruar që të evakuohen civilët nga ishujt Yeonpyeong dhe Baengnyeong, përgjatë kufirit të saj me Veriun në Detin e Verdhë pasi Pheniani lëshoi rreth 200 predha artilerie në brigjet e saj perëndimore.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, e cila e ka konsideruar aktin e Veriut “provokues”.
“Ky është një akt provokues që kërcënon paqen në Gadishullin Korean”, tha ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut në një deklaratë.
Seuli iu kundërpërgjigj me zjarr në ishullin Yeonpyeong në kufi.
Shkëmbimi i zjarrit mes dy Koreve është i pari tension real që nga nëntori i vitit 2023, kur të dy vendet u tërhoqën nga një marrëveshje për të shmangur incidentet ushtarake, e cila kishte zgjatur që nga viti 2018.
Përpara se të kundërpërgjigjej me zjarr, Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut tha se breshëritë e artilerisë së Veriut i kërkoi Phenianit të ndalonte, duke paralajmëruar se Seuli do të marrë masat e duhura.
Ndërkohë, vlen të theksohet se tensionet u nxitën gjithashtu nga fjalimi i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili gjatë një vizite në një fabrikë armësh bëri thirrje për rritjen e prodhimit të raketave.
/abcnews.al