Sipas MeteoAlb: MBETEMI në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në zonat malore NDERSA Ultësira Perëndimore VIJON me mot të kthjellët deri në orët e pasdites kur pritet shtim i vranësirave në ekstremin verior por pa shi. Edhe nata parashikohet të VIJOJNE në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 3 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.
Era do fryjë e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim deri në 6 ballë.
Rajoni dhe Europa
Brigjet e Adriatikut do të përfshihen nga vranësira të dendura, rrebeshe shiu dhe stuhi afat-shkurtra ere. Po ashtu Qëndra dhe Veriu i Europës mbeten me vranësira dhe shira të rrëmbyeshëm. NDERSA Gadishulli Iberike, Brigjet e Egjeut dhe Europa Lindore mbeten më kthjellime
Kosova
Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime, POR pas mesditës parashikohet shtim i vranësirave edhe pse nuk do ketë shira.
Maqedonia e Veriut
Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojnë motin në MV deri në pasdite, kur vranësirat shtohen por pa rrezikuar shi. /abcnews.al.