Në Maqedoninë e Veriut janë shtuar edhe 29 raste të reja me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur Mistria e Shëndetësisë.
Kështu, numri total i të infektuarve shkon në 177.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi:
“Në 24 orët e kaluara, 29 raste të reja të coronavirusit janë regjistruar në vend. Sipas qyteteve: Shkupi (20), Kumanova (“3), Velesi (3), Prilep (2) dhe Dibra (1).”
Nga numri i përgjithshëm, një person është shëruar ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë.