Rriten rastet me Koronavirus në Itali, 192 të vdekur në javën e fundit

schedule16:04 - 17 Nëntor, 2023

schedule 16:04 - 17 Nëntor, 2023

Rastet me koronavirus në Itali janë rritur javën e fundit. Sipas të dhënave të Institutit të Lartë të Shëndetësisë në vend, në shtatë ditët e fundit janë regjistruar 34 314 raste, që do të thotë se krahasuar me javën e kaluar ka një rritje prej 26%, indeksi i transmetimit Rt është 0.93 dhe 53 raste janë regjistruar për 100 000 banorë.

Në të gjitha shtretërit spitalorë, pacientët me Covid-19 janë 6.7%, ndërsa në repartet e terapisë intensive janë 1.4%. Javën e fundit 192 persona kanë humbur jetën për shkak të Koronavirusit. Rritja krahasuar me atë të mëparshme është 17.8%.

Ministria italiane e Shëndetësisë u ka kërkuar të gjitha agjencive përkatëse që të bëjnë një përpjekje më të madhe, me qëllim rritjen e shkallës së vaksinimit të qytetarëve kundër këtij virusi, veçanërisht atyre që i përkasin kategorive vulnerabël./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!