Rriten, qiratë në Tiranë/ Studentët: Janë dyfishuar. Mund të marrim shtëpi në periferi

schedule13:37 - 5 Shtator, 2023

schedule 13:37 - 5 Shtator, 2023

Pas pushimeve të verës, studentët që vijnë për herë të parë në Tiranë, por edhe ata që jetojnë prej vitesh kërkojnë shtëpi me qira. Vitet e fundit çmimet e qirave janë rritur ndjeshëm, ndërkohë të rinjtë zgjedhin periferinë, që ofron çmime më të lira.

Ilda Lama është studente e vitit të dytë në degën e informatikës. Ajo ka zgjedhur të jetojë me qira në Tiranë dhe të ardhurat e jetesës i siguron përmes punës.

“Jam në marrëdhënie pune. Jam e kënaqur, është një punë që më paguan qiranë, internetin, dritat.”

Ilda pagesën e qirasë e ndan me një shoqe dhe jeton në periferi të kryeqytetit për të paguar më pak.

“Në fillim ishte e vështirë të gjeja një banesë që më përshtatej. Aktualisht paguaj 400. Eshtë një banesë e rehatshme e ndaj me një shoqe.  Të gjesh një banesë afër shkollës ka qënë e vështirë. Kështu që përdorim transportin për të shkuar në shkollë.”

Agjentët imobiliarë pohojnë se pjesa më e madhe e studentëve preferojnë periferinë për çmime më të ulëta dhe shtëpi të mëdha për t’i ndarë me të tjerë.

“Une studentët i orientoj në zonat periferike. Bashkia i ka pajisur studentët me karta studenti dhe kjo u jep mundesi në transport. Zakonisht kërkojnë që t’a ndajnë banesën për 4 veta.”

Agjentet imobiliar tregojne dhe sa kushton një apartament me qira ne zonat që zgjedhin studentët.

“Kemi nje rritje me vitin e kaluar gati dyfish. Ne zonat si Astiri, Fresku, zona e Kamzes nuk mund te gjesh aparament në 320 euro dhomë kuzhinë të kompletuar. Ndërsa 2+1 nuk janë nën 40 apo 45 mije lekë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!