Rriten përdoruesit e drogës/ Më i përdorur hashashi, fillon në moshën 10-11 vjeç. Të rriturit përdorues të kokainës

schedule15:34 - 26 Maj, 2023

schedule 15:34 - 26 Maj, 2023

Përdoruesit e drogës në Shqipëri po njohin rritje ndërsa heroina nuk është më droga më e përdorur.  Shqetësimi ngrihet nga mjekët toksikologë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Hashashi është droga më e përdorur mes adoleshentëve, moshave të gjimnazeve ndërsa mes adultëve droga më e përdorur është kokaina, zakonisht mes mbi 25 vjeçarëve. Incidenca e përdoruesve të heroinës 3- 4 vitet e fundit ka ardhur në rënie ndërkohë është rritur ndjeshëm incidenca e përdorimit të kokaines mes adultëve dhe moshës së mesme. “

Mosha e përdoruesve të hashashit ka zbritur  në  10 – 11 vjeç  por ka dhe prej atyre që nisin konsumin e drogës në moshë të mesme.  Arsyet sipas mjekëve  janë disa.

 “Adultët 30 -35 vjeç e fillojnë për trend. Adoleshentët i detyron bullizimi, të qenurit pjesë e grupit, problemet ne familje. Ka persona që vijnë në spital pas dhjetë vitesh. Nga anamneza që marrim ne kuptojmë që mosha më e hershme është 10-11 vjeç, fillohet hashashi dhe më vonë drogat e tjera.”

Ndër  përdoruesit e drogës  vijojnë të dominojnë meshkujt megjithëse  nga viti në vit mjekët vënë re  dhe shtim të numrit të femrave.  Të shumtë janë ata që pas konsumit të narkotikëve i drejtohen spitalit.

Sipas mjekëve vetëm në një ditë fundjave në urgjencën e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”  në Tiranë kërkojnë ndihmë mesatarisht shtatë persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!