Pensionistët në të gjithë vendin do të përfitojnë një shtesë pensioni që varion nga 860 lekë deri në 3 mijë lekë duke nisur që nga 1 tetori.Qeveria ka vendosur që të indeksojë të gjitha kategoritë e pensionistëve për të kompensuar rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore me 8.6%.Zv.ministrja e financave Olta Manjani tha se në total nga ky vendim përfitojnë 767 mijë persona në moshë pensioni.
Zv.ministrja e financave deklaroi se pensionistët në vend do të përfitojnë edhe një bonus shtesë.
Fondi që do të alokohet nga buxheti i shtetit për indeksim të pensioneve parashikohet që të jetë 3.2 miliardë lekë për këtë vit ndërsa për vitin 2024 do të jetë 12.1 miliardë lekë./abcnews.al