Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi rritjen e pagave për një kategori të policisë së shtetit. Bëhet fjalë për punonjësit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit.
“Dy lajme shumë të rëndësishme për policinë, i pari ka të bëjë me rritjen e pagave për ata punonjës që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit.
Rritje që do të vijë në formën e bonusit dhe që do të çojë deri në 150% pagat për punonjësit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit dhe lajmi i dytë shumë i rëndësishëm është rritja e konsiderueshme në policinë e shtetit në infrastrukturën dixhitale.
Kjo do të rrisë efikasitetin në luftën kundër krimit” tha ai.
Një tjetër lajm të mirë kishte edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja që njoftoi rritjen e pagave edhe për policinë e burgjeve dhe barazimin e gradave me punonjësit e policisë së shtetit.
“Ka një rritje të pagave të konsiderueshme për të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve duke i barazuar me gradë dhe funksion me të policisë së shtetit” tha ai./ db/Abcnews.al