Rriten borxhet e prapambetura të qeverisë, arrijnë në rreth 17 miliardë lekë

schedule15:52 - 23 Nëntor, 2022

schedule 15:52 - 23 Nëntor, 2022

Borxhet e qeverisë kanë arritur në rreth 17 miliardë lekë në shtator të këtij viti. Sipas treguesve të ministrisë së financave rezulton se detyrimet e prapambetura janë rritur ndjeshëm brenda këtij viti. Në krahasim me 2 muaj më parë borxhet janë shtuar me 2 miliardë lekë por nëse e krahasojmë me dhjetorin e vitit 2021 rritja shkon rreth 4 mld lekë më tepër që i detyrohet biznesve dhe qytetarëve.

Zërat më me peshë në këto detyrime janë investimet dhe vendimet gjyqësore për largimet e padrejta nga administrate shtetërore.Nga tabela vërehet se investimet që janë nisur dhe realizuar pa pasur fondet përkatëse kapin një vlerë prej 4 miliardë lekësh, një praktikë kjo e përsëritur ku qeveria hap kantiere pa pasur fondet përkatëse si dhe nuk ka paguar firmat që merren me mirëmbajtjen e rrugëve. Ndërsa vendimet e gjykatës për largimet nga puna arrijnë në 3.5mld lekë.

Krijimi i detyrimeve të prapambetura paraqet një sërë problematikash serioze dhe parandalimi i tyre është i rëndësishëm si për financat publike ashtu edhe ekonominë.

Prej kohësh Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë apel qeverisë të mos krijojë borxhe në këtë drejtim pasi penalizon bizneset por mesa duket përkeqësimi i treguesve financiare ka detyruar financat që të krijojë borxh të konsiderueshëm ndaj bizneseve.

Ministria e infrastrukturës mban peshën kryesore të borxhit i cili arrin në 5.7 mld lekë e ndikuar edhe nga zëri i investimeve e ndjekur më pas nga ministria e mbrojtjes dhe ajo e ekeonomisë dhe financave.

Detyrimet e prapambetura

Dhjetor 2021         13.2 mld lekë

Qershor  2022       15.4 mld lekë

Shtator 2022              17 mld lekë

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!