Mesatarisht tre aksidente rrugore në ditë kanë ndodhur në vend gjatë dy muajve të parë të vitit ku kanë humbur jetën dhe janë plagosur 242 persona.
Numri i aksidenteve sipas Institutit të Statistikave ka rënë me 6.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Ulje kanë pësuar aksidentet e shkaktuara nga drejtuesit e automjeteve ndërsa rritje ato ne te cilat shkaktare kane qene këmbësoret ne rruge.
19.2% e aksidenteve nga janari në shkurt të këtij viti sipas Institutit të Statistikave ishin pasojë e sjelljes së këmbësorit, 13.8% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Ndërkohë ndër drejtuesit e automjeteve të përfshirë në aksidente rrugore kane dominuar të rinjtë e moshës 25 deri në 34 vjeç.
Më shumë aksidente kanë ndodhur në Qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës ndërsa më pak në Shkodër dhe Dibër.
Ndërkohë vetëm në shkurt në vendin tonë numërohen 88 aksidente rrugore ose 14.3% më shumë se shkurtin e vitit të shkuar. Në to kanë mbetur të vrarë ose të plagosur 123 persona.
Numri më I lartë I aksidenteve sipas Institutit të Statistikave ka ndodhur të hënave dhe të enjteve nga ora 7 e pasdites deri në 12 të natës./abcnews.al