Dy rojet e makinerive të firmës që do të ndërtojë HEC-et në Kaçinar të Mirditës, janë rrahur gjatë natës së mbrëmshme si dhe janë djegur 4 automjete.
Sipas disa burimeve bëhet me dije se është ushtruar dhunë ndaj dy rojeve të makinerive, të cilët janë dërguar për në spitalin e Rrëshenit për ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve të marra pranë spitalit të Rrëshenit dy persona kanë mbërritur në urgjencë me fraktura në trup dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al