Rrëzuan rezolutën për Srebrenicën, Balla: Nuk pranojmë asgjë me firmën e Sali Berishës

schedule17:45 - 12 Maj, 2022

schedule 17:45 - 12 Maj, 2022

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sqaroi para mediave arsyet pse socialistët rrëzuan sot rezolutën për Srebrenicën. Sipas tij kjo nuk ka të bëjë me përmbajtjen, por sepse propozimi ka firmën e Sali Berishës.

Balla theksoi edhe njëherë se nuk do të pranojnë asnjë propozim që vjen nga Sali Berisha, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion.

“Qëndrimi i sotëm i yni ka të bëjë me faktin dhe vendimin e marrë prej nesh se njëri prej deputetëve propozues quhet Sali Berisha, i cili me vendimin që ne kemi marrë është i papranueshëm. Kemi marrë vendimin që të rrëzojmë çdo vendim që ka firmën e tij. Është shpallur n ngrata për vepra të mëdha korruptive dhe për pasojë ky deputet sa herë depozitohen propozime të tij do të rrëzohen.

Qëndrimi për Srebrenicën qëndrimi jonë është i qartë. I bën thirrje kujtdo që ka bërë raportime keqadashës, Kuvendi ka rruar një kërkesë nga një deputet non grata dhe s’ka të bëjë me përmbajtjen e propozimit.

Unë kam qenë i qartë në fjalën time. Besoj se ajo që thashë më lart është përgjigje e saktë. Nuk ka të bëjë me rezolutën, por Sali Berishën. Duke fyese, që në firmat propozuese të jetë ky person, që mbi të cilin rëndojnë akuzat edhe të thyerjes së embargos. Asnjë propozim që vjen nga Sali Berisha nuk miratohet në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Balla.

Rezoluta për Srebrenicën u depozitua në Kuvend nga Tritan Shehu me firmat e deputetëve të Komisionit ë Rithemelimit. Por ky propozim u rrëzua me votat e shumicës socialiste. g.v/abcnews.al