Një 51-v jeçar në Këlcyrë është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me grushte në fytyrë Y. L., 65 vjeç. Si pasojë e goditjes ky i fundit ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar dume marrë dëmtime të rënda. Ai është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë të specializuar mjekësore.
“Nga shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë u bë ndalimi i shtetasit B. S., 51 vjeç, banues në fshatin Beduqas, Këlcyrë.
Ky shtetas, mëngjesin e datës 26.05.2021, ka goditur me grushte në fytyrë, për motive të dobëta, shtetasin Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Beduqas, i cili është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime të rënda. 65-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, njofton policia. /mv.abcnews.al