Rrëzohet Tsipras në Greqi, Demokracia e re fiton maxhorancë absolute

schedule08:30 - 8 Korrik, 2019

schedule 08:30 - 8 Korrik, 2019

Demokracia e Re fiton bindshëm zgjedhjet në Greqi, duke u rikthyer në pushtet pas 4 vitesh. Partia konservatore e drejtuar nga Qiriakos Mitsotaqis, sipas të dhënave të Komisionit të Zgjedhjeve, mund të ketë siguruar 158 vende në Parlamentin me 300 vende të Athinës, duke pasur kështu mundësi të krijojnë të vetëm qeverinë.

Syriza e Ciprasit pritet të marrë rreth 86 vende, ndërsa PASOK 22 vende. Në parlament pritet që të hyjnë dhe disa forca të tjera si komunistët apo Zgjidhja Greke e ish-ministrit Janis Varoufakis, ish-krahu i djathtë i Aleksis Tsipras. Ndërsa neonazistët e Agimit të Artë nuk do te jenë me në parlament, pasi nuk kane arritur te sigurojne asnjë vend.

Kryeministri grek Aleksis Cipras pranoi humbjen dhe njoftoi se sot do t’i dorëzojë dorëheqjen presidentit Pavolopulos për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë së re. Cipras i telefonoi kundërshtarit të tij politik Mitsotaqis, të cilit i ka uruar fitoren.

Në fjalimin e tij të fitores, Mitsotaqis tha se po ndërmerr drejtimin e qeverisë “me vetëdije të plotë të përgjegjësisë ndaj kombit”. “Kërkova një mandat të fortë për të ndryshuar Greqinë” – tha mes të tjerave Micotaqis. Zgjedhjet e parakohshsme në Greqi u thirrën me kërkesë të kryeministrit Tsipras, pas humbjes së thellë që pësoi partia e tij Syriza në zgjedhjet lokale dhe dhe europarlamentare në Greqi. /ABC News Albania 24/7