Rrëzohet teleferiku në Republikën Çeke, humb jetën një person

schedule17:37 - 31 Tetor, 2021

schedule 17:37 - 31 Tetor, 2021

Një teleferik është rrëzuar në pjesë veriore të Republikës Çeke duke i marrë jetën një personi.

Një nga dy kabinat e teleferikut u përplas në tokë pasditen e së dielës dhe i vetmi person që ndodhej në të, një anëtar i stafit, humbi jetën. Lajmin e konfirmoi për mediat Martin Puta, kreu i qeverisë rajonale. Ai u shpreh gjithashtu se shpreson se shkaku do të hetohet së shpejti.

Ekipet e shpëtimit thanë se asnjë nga 15 personat nga kabina e dytë nuk u plagos. Ky është aksidenti i parë që përfshin teleferikun më të vjetër të Republikës Çeke, i cili daton në vitin 1933.

Teleferiku të çon pothuajse në majën e malit Jested, pranë qytetit të Liberec. Përplasja ndodhi një ditë përpara se teleferiku të ishte planifikuar t’i nënshtrohej një procesi mirëmbajtjeje të planifikuar dy-javor. /abcnews.al/