Një turiste gjermane, e cila u rrëzua dhe pësoi dëmtime gjatë eksplorimit në Shkodër me një turist tjetër, është shpëtuar nga policia dhe banorët. Turistja rrëshkiti në një terren malor në vendin e quajtur “Kodër Kunje” dhe nuk mund të lëvizte dot për shkak se kishte thyer këmbën dhe krahun.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia dhe banorët e zonës i kanë ardhur në ndihmë turistes gjermane. Pasi i është dhënë ndihma e parë nga ekipi mjekësor, turistja e dëmtuar është transportuar në Spitalin e Shkodrës për ndihmë më të specializuar, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Turistët gjermanë kanë falënderuar banorët e zonës, shërbimet e Policisë dhe ekipin mjekësor, për ndihmën që iu dhanë.
/abcnews.al