Qeveria franceze është rrëzuar pasi partitë e majta dhe të djathta ekstreme bashkohen për të votuar në mbështetje të një mocioni mosbesimi.
Kjo shënon herën e parë që qeveria franceze shembet në një votë mosbesimi që nga viti 1962.
Më herët gjatë fjalës së tij Michel Barnier tha se vështirësitë fiskale të Francës “nuk do të zhduken” me një votë mosbesimi.
Majtistët dhe djathtistët së bashku kishin vota të mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë. Para nisjes së debatit për rrëzimin e Qeverisë, e pyetur nëse Tubimi Kombëtar do ta mbështesë votëbesimin, ligjvënësja Laure Lavalette tha për TF1 TV: “Pa dyshim që po”. E pyetur për pasojat katastrofike që i kanë paralajmëruar Barnier dhe ministrat e tij, Lavalette tha: “Nuk ka arsye që kjo të çojë drejt kaosit të madh. Nuk do të shembet gjithçka”.
Presidenti Emmanuel Macron mund t’i kërkojë Barnierit të qëndrojë si kryeministër në detyrë derisa ta gjejë një kryeministër të ri, gjë që mund të ndodhë vetëm vitin e ardhshëm.