Aksi nacional Gjirokastër-Kakavijë në afërsi të Lazaratit është bllokuar nga rrëzimi i një peme në anë të rrugës.
Mësohet se pema është rrëzuar si pasojë e motit të keq dhe erërave të forta përgjatë orëve të natës.
Bllokimi i këtij aksi në të dy anët e tij ka shkaktuar radhë kilometrike automjetesh.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilët po bëjnë të mundur pastrimin e rrugës. /abcnews.al