Rrëzohet një pjesë e një mbikalimi në unazën e Patrës, një i vdekur dhe 12 të plagosur

schedule14:56 - 23 Korrik, 2023

schedule 14:56 - 23 Korrik, 2023

Një pjesë e një mbikalimi në unazën e Patrës të Greqisë, në zonën Perimetriki Odos është shembur duke lënë të vdekur një person dhe duke plagosur me dhjetëra të tjerë ndërsa ekipet zjarrfikëse vijojnë punën për të shpëtuar personat të cilët ndodhen nën rrënoja.

Një numër i madh autoambulancash ndodhen në vendngjarje ndërsa pranë urës janë mbledhur edhe disa familjarë të shqetësuar për fatin e të afërmve të tyre.

Dyshohet se në momentin e shpërthimit poshtë urës ndodheshin edhe disa punonjës të komuniteti rom, të cilët ishin banorë të zones.

Banorë të këtij komuniteti kanë bërtitur duke thënë se janë të pambrojtur në punë ndërsa mediat greke shkruajnë se në momentin e shembjes mund të ketë pasur njerëz që po nxirrnin hekur poshtë Urës.

Prej dy vitesh pjesa ku u shemb ura ishte një kantier ndërtimi pasi aty ishte planifikuar të kryhej një shpërthim i kontrolluar.

Më herët ishte raportuar se ura kishte njv problem statik ndërsa hetimet vijojnë për të mësuar se sa automjete dhe persona ndodheshin nën urë në momentin e shembjes së saj.

Si pasojë e ngjarjes së rëndë kanë hyrë në fuqi rregullat emergjente të qarkullimit në perimetrin  e madh të Patras.

Qarkullimi për mjetet që udhëtojnë drejt Athinës është ndërprerë  ndërsa për mjetet e tjera është devijuar në kryqëzimin e Eglikadës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!