Të paktën tre persona humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri Mi-8 i operuar nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Federatës Ruse (FSB).
Avioni u rrëzua në provincën Chelyabinsk të Rusisë.
“Sipas informacioneve paraprake, tre persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit. Ngushëllimet e mia familjes dhe miqve”, tha Guvernatori i Chelyabinsk, Alexei Teksler në Telegram.
Zona ku u rrëzua Mi-8 është afër autostradës M5 dhe aeroportit ushtarak Shagol, megjithatë, sipas autoriteteve nuk ka pasur civilë të lënduar.
Përveç kësaj, shërbimet ruse të urgjencës raportuan se hetimi paraprak tregon për mosfunksionim i pajisjeve si shkak të rrëzimit.
/abcnews.al