Rrëzohet nga biçikleta në Bulqizë, fëmija dërgohet me urgjencë me helikopter në Tiranë

schedule18:07 - 8 Prill, 2021

schedule 18:07 - 8 Prill, 2021

Një fëmijë 6-vjeç në Bulqizë është rrëzuar duke luajtur me biçikletë pranë banesës. I mituri është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës nga familjarët për ndihmë mjekësore për shkak të dëmtimeve që kishte pësuar.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës 6-vjeçari u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Ndërkohë që një tjetër aksident u regjistrua në Klos, ku një një trajler aksidentoi lehtë dy persona 24 vjeç dhe 14 vjeç,  të cilat po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Policia në Komisariat për veprime të mëtejshme./ db/ Abcnews.al