Rrëzohet nga arra, humb jetën 40-vjeçarja në Pukë

schedule16:42 - 3 Tetor, 2021

schedule 16:42 - 3 Tetor, 2021

Një 40-vjeçare ka ndërruar jetë në Pukë pasi u rrëzua nga një pemë arre. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mesul, Njësia Administrative Gjegjan.

Arra në të cilën kishte hipur zonja me iniciale D.K, ndodhet në pronën e saj. 40-vjeçarja ndërroi jetë ndërsa transportohej për në spital.

Po punohet për zbardhje e plotë të rrethanave. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!