Rrëzohet në shtëpi, një i vdekur në Vlorë

schedule17:49 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 17:49 - 1 Dhjetor, 2021

Një 61 vjeçar në Vlorë ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar në shtëpi. Sipas policisë ngjarja raportohet të jetë aksidentale.

“Më datë 01.12.2021, rreth orës 17:00 , shtetasi Th. P., 61 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën“, njofton policia.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja e rëndë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!