Rrëzohet kërkesa e tretë e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Olldashi

schedule13:59 - 24 Nëntor, 2023

schedule 13:59 - 24 Nëntor, 2023

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar sërish kërkesën e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i ankimmit të Malltezit, i cili kërkon heqjen e masës së sigurisë.

Më herët, GJKKO rrëzoi dy kërkesa të tjera të SPAK-ut, njëra për shqyrtimin e kërkesës së Malltezit për sekuestrimin e pasurisë dhe tjetra për rivlerësimin e masës për Berishën.

SPAK kërkoi nga gjykata që gjyqtarja Olldashi të mos ishte ajo që do të vendoste mbi masën e sigurisë së Malltezit dhe rivlerësimit të masës së Berishës me argumentin e konfliktit të interesit.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më 24.11.2023, ora 13:15, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13 akti, datë 24.11.2023regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën me objekt “Përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale, me objekt: “Ankim kundër vendimit penal datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt: “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “Arrest në burg”, caktuar ndaj personit në hetim J.M., dhe vendosi:

Të shpallë të papranueshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: “Përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt: Ankim kundër vendimit penal të datës 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt: “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “Arrest në burg”, caktuar ndaj personit në hetim J.M.””

Më herët, gazetari Ermal Vija raportoi:

“Gjyqtarja Milana Muca, e cila shqyrtoi kërkesën e SPAK, ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë. Në orën 12:00, seanca që nisi ditën e djeshme nga avokatët mbrojtës, do të vijojë në prezencën e gjyqtares Iliriana Olldashi. Edhe pse prokuroria argumentoi se Olldashi ishte në konflikt të hapur interesi, gjyqtarja Muca e ka rrëzuar këtë pretendim. Për kërkesën për shuarje të masave të sigurisë, do të shqyrtohen sot seancat, për Berishën në orën 14:00, dhe Malltezin në orën 15:00.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!