Konferenca e Kryetarëve rrëzoi interpelancën e opozitës për inceneratorët/ Bardhi: Maxhoranca të respektojë Kushtetutën

schedule11:18 - 18 Korrik, 2023

schedule 11:18 - 18 Korrik, 2023

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për interpelancë dhe mocion me debat me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e inceneratorëve. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se mazhoranca duhet të respesktojë kushtetutën lidhje me kërkesën e opozitës.

Bardhi theksoi se kjo çështje nuk ishte urgjente për maxhorancën ndërsa hodhi akuza se biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri po arratisen me paratë e shqiptarëve.

“Konferenca e Kryetarëve vendosi sot rrëzimin e kërkesës për interpelancë dhe për mocion me debat duke shfaqur në këtë mënyrë vizionin për shndërrimin e parlamentit nga i shqiptarëve në një ‘dyqan’ personal të Klodian Zotos dhe Mirel Mertirit. Për kolegët e maxhorancës, fakti që dy mafiozë në arrati të inceneratorëve marrin para çdo ditë nga buxheti i shtetit për punë të pakryera, nuk është një çështje urgjente. Fakti që paratë e shqiptarëve sigurojnë jetesën e dy mafiozëve në arrati, nuk është një çështje emergjente për ta.

Unë e kuptoj vështirësinë që ka Rama si person i përfshirë në aferën e inceneratorëve për të dhënë shpjegime me debat përpara parlamentit mirëpo interpelanca urgjente dhe mocioni me debat janë dy instrumenta parlamentare të drejta të opozitës dhe sado siklet të ketë Rama dhe cilido tjetër nga maxhoranca, duhet të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja.”, tha Bardhi.

Një ditë më parë, Bardhi tha se do të kërkonin interpelancë me kreun e qeverisë. Në një prononcim për mediat, Bardhi se Rama e ka për detyrim të jetë i pranishëm në seancën e së enjtes, pasi sic tha ai është i vetmi që mund të lëvizë të gjithë mekanizmin shtetëror për këtë aferë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!