Rrëzohet kërkesa e Kurtit/ Nuk pranohet rinumërimi i votave me postë

schedule18:21 - 19 Mars, 2025

schedule 18:21 - 19 Mars, 2025

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka kërkuar anulimin e rezultatit të votimit me postë për subjektin politik Lidhja Demokratike të Kosovë.

Në vendimin e PZAP-së, thuhet se LVV-ja nuk e ka sjell asnjë provë se si mund të bëhet një gjë e tillë.

Vendimi jep disa detaje se pse është refuzuar ankesa e partisë në pushtet.

Më tej, në arsyetimin e vendimit thuhet se partia nuk pushtet nuk ka sjell prova bindëse në argumentimin e ankesës së saj.

PAZAP-ja ka vlerësuar se anulimi i rezultatit të votimit me postë dhe përsëritja e tij duhet të mbështetet në dëshmi të qarta.

“Në raport me këto pretendime në ankesë me asnjë provë bindëse nuk i ka dëshmuar se mbi cilat shkaqe e kërkon një gjë të tillë, pasi që anulimi i rezultatit të votimit me postë dhe përsëritja e tij duhet të mbështetet në dëshmi të qarta për manipulim, qoftë me rastin e dorëzimit apo me rastin e numërimit, e të cilat shkaqe parashturuesi i ankesës ka dështuar që t’i argumenotj”, është thënë në arsyetimin e vendimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!