Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypasin Orikum-Kaninë, në Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 10:40, duke punuar është rrezuar një kamion.
Për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shoferi, ndërsa një tjetër që ndodhej në kamion nuk gjendet për shkak të rënies së inerteve.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar, është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al