Rrëzohet helikopteri ushtarak në New York, humbin jetën 3 persona

schedule09:22 - 21 Janar, 2021

schedule 09:22 - 21 Janar, 2021

Tre pjesëtarë të Gardës Kombëtare humbën jetë mbrëmjen e së mërkurës pasi helikopteri me të cilin po fluturonin u rrëzua gjatë një misioni trajnues në territorin e shtetit të Nju Jorkut, njoftoi Divizioni për Çështje Ushtarake dhe Detare.

Aksidenti ndodhi në Mendon, rreth 17 milje në jug të Rechester-it, njoftuan zyrtarët ushtarakë dhe policia lokale.

Incidenti është duke u hetuar dhe autoritetet nuk dhanë informata të tjera në lidhje me këtë rast. Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha në një deklaratë se është i shkatërruar nga vdekja e ushtarëve.

“Anëtarët e Gardës Kombëtare janë ushtarë, që vullnetarisht shërbejnë këtu dhe jashtë dhe unë shpreh lutjet dhe ngushëllimet e mia për të gjithë banorët e Nju Jorkut, për familjet, njerëzit e dashur dhe kolegët ushtarë të këtyre heronjve të nderuar që s’do t’i harrojmë kurrë”, thuhet në deklaratë.

Guvernatori kërkoi që flamujt në të gjitha ndërtesat shtetërore të vendosën në gjysmështizë të enjten për të nderuar tri viktimat e këtij aksidenti./abcnews.al