Tre persona kanë mbetur të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri në arkipelagun arktik kanadez. Autoritetet kanë konfirmuar se ngjarja ndodhi në ishullin Griffith afër Nunavut, Kanada.
Të dielën në mbrëmje u dha alarmi për një helikopter të zhdukur që nuk u ul në kohën e caktuar.
Të dy pilotët u vranë, ndërsa të njëjtin fat pati edhe një biolog i cili po udhëtonte me ta në helikopter. Shkaqet e aksidentit po hetohen, ndërsa emrat e viktimave nuk janë bërë ende publike. /abcnews.al