Rrëzohet helikopteri rus, raportohet për viktima

schedule09:26 - 25 Korrik, 2024

schedule 09:26 - 25 Korrik, 2024

Një helikopter ushtarak rus Mi-28 u rrëzua në rajonin Kaluga të Rusisë jugperëndimore, duke rezultuar në vdekjen e të gjithë ekuipazhit.

“Helikopteri Mi-28 u rrëzua në rajonin e Kaluga, në një zonë të pabanuar. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën”, tha një burim i ministrisë së mbrojtjes për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

Të dhënat paraprake tregojnë se shkaku i katastrofës ishte një dështim teknik.

Helikopteri ka një ekuipazh prej dy personash dhe pranë fshatit Klenki, rreth 150 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

/abcnews.al