Rrëzohet helikopteri në Turqi, 9 të vdekur dhe 4 të plagosur

schedule17:40 - 4 Mars, 2021

schedule 17:40 - 4 Mars, 2021

Një helikopter ushtarak është rrëzuar në Turqi, ndërsa raportohet për të paktën 9 të vdekur. Mediat turke raportojnë se avioni është rrëzuar në provincën Bingιόl, në Anadoll.

Të paktën nëntë ushtarë që ndodheshin në bordin e helikopterit humbën jetën, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur.

Ministria e Mbrojtjes turke, njoftoi përmes një deklarate se helikopteri AS532 Cougar, i cili u ngrit nga Bingιόl në orën 13:55, sipas asaj lokale, u përplas gjatë rrugës për në rajonin Tatvan, në qytetin e Bitlis. g.v/abcnews.al