Një helikopter privat me pesë pasagjerë është rrëzuar në aeroportin e Samos.
Mediat greke shkruajnë se helikopteri që ishte nisur nga Parosi me destinacion përfundimtar Turqinë, ishte ndalur në Samos për furnizim me karburant.
Në tentativë për ulje, piloti goditi pjesën e përparme të pistës, duke bërë që trupi të humbasë ekuilibrin dhe të godasë tokën në një lartësi të ulët.
Rënia nuk ka shkaktuar zjarr, ndërsa të pesë pasagjerët kanë shpëtuar të padëmtuar, ndonëse me lëndime të lehta./abcnews.al