Rrëzohet helikopteri në Kolumbi gjatë një operacioni droge, vdesin 5 policë

schedule07:43 - 31 Maj, 2021

schedule 07:43 - 31 Maj, 2021

Të paktën pesë policë kanë humbur jetën në Kolumbi për shkak se një helikopter është rrëzuar duke u përplasur në tokë.

Ngjarja ka ndodhur në 15 km nga Cantagallo, një qytet në bregun e Rio Magdalena, ndërsa oficerët e policisë ishin në një operacion droge në departamentin verior të Bolivar.

Drejtuesit e policisë dyshojnë se shkak i këtij aksidenti është bërë një defekt teknik, ndërsa theksojnë se për këtë çështje është ngritur një komision hetimor që pritet të sqarojë të gjitha arsyet e ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!