Një helikopter stërvitor u rrëzua në provincën Alborz të Iranit verior, duke vrarë dy personat në bord, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim.
Rrëzimi i helikopterit ka ndodhur në agim, rreth orës 05:45 (me orën lokale), raporton agjencia iraniane.
Piloti Naveed Arabi-Moqadam dhe praktikanti Amir-Hossein Mahmoudi u vranë.
Edhe pse hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar, deri më tani indikacionet flasin se shkaku i rrëzimit të helikopterit gjatë procesit të uljes është një defekt mekanik.