Një helikopter me 12 persona në bord, përfshirë ministrin e Sportit të Iranit, Hamid Shajadi, u rrëzua sot në një stadium në provincën Kerman, raporton agjencia iraniane e lajmeve IRNA. Helikopteri u rrëzua pak para se të ulej në një fushë futbolli në qytetin jugor iranian Baft.
Ministri i Sportit i Iranit u shtrua në spital me një hemorragji në tru, sipas Al Arabiya duke cituar raportet iraniane. Gjithashtu, Ismail Ahmadi, një këshilltar i ministrit të sportit, iu nënshtrua një operacioni për plagët e marra.
Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta, tha për IRNA guvernatori i provincës Kerman, Mohammad-Medi Fadakar.
Muajin e kaluar, BE vendosi sanksione ndaj ministrit Shajadi për shtypjen e tij të përgjakshme ndaj protestave masive në Iran pas vdekjes së Mahsha Amini. 22-vjeçarja vdiq pasi u arrestua në Teheran nga policia e moralit, ajo u akuzua për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së Republikës Islamike për gratë. /abcnews.al