Një balonë turistike me ajër është rrëzuar në afërsi të Luksor, në jug të Egjiptit. Nga kjo ngjarje një person ka humbur jetën, ndërsa 12 janë plagosur, mes të cilëve janë dhe 4 spanjollë të konfirmuar. Ministria e brendshme thekson se personi që humbi jetën është afrikanojugor. Duke folur për “stuhi të papritur”, një burim I këtij institucioni bën me dije se incidenti ka ndodhur ndërsa balona me ajër po tentonte një ulje emergjence.
Në bordin e mjetit fluturues gjendeshin 20 persona, shumica prej tyre turistë të huaj. Të plagosurit janë dërguar menjëherë për në spitalin shtetëror të Luksor dhe 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Balona me ajër po fluturonte sipër qytetit të lashtë ndërsa është shtyrë në një zonë malorë nga erërat e forta sipas raportimeve zyrtare. Ndërkohë, aksidentet në zonën turistike të qytetit Luksor nuk janë të pazakonta. 19 turistë u vranë në 2013 ndërsa balona e tyre me ajër mori flakë. Kurse në 2016, fluturimet u pezulluan përkohësisht pas lëndimit të 22 turistëve kinezë, që po shijonin peisazhin me anë të një balone me ajër. Që prej asaj kohë, fluturimet monitorohen me kamër dhe nuk e kalojnë lartësinë prej 2 mijë metrash./abcnews.al

