Një avion luftarak rus është rrëzuar në rajonin jugor të Krasnodarit, raportojnë mediat shtetërore ruse.
Sipas tyre avioni luftarak u përplas në një ndërtese banimi në qytetin Yeysk, shkruan BBC. Ministria ruse e Mbrojtjes bën me dije se bëhet fjalë për një avion luftarak Su-34, një nga avionët më të avancuar të Forcave Ajrore Ruse.
Ministria njofton gjithashtu se avioni ishte nisur për një fluturim stërvitor dhe se u rrëzua për shkak të shpërthimit të një prej motorëve të avionit.
BBC raporton se në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat dhe zjarrfikësit, ndërsa rreth godinës po qarkullojnë edhe helikopterë. Dëshmitarët okularë bëjnë me dije se një ndërtesë nëntëkatëshe ka marrë , ndoshta nga karburanti i avionit. Autoritetet lokale thonë se katër kate janë djegur. Aktualisht nuk ka informacione për të vdekur apo të lënduar.
/abcnews.al/